Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj u është përgjigjur zërave që flasin për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.“Deri më tash nuk ka pasur një bashkëpunim në mes të PDK’së dhe VV’së.
Ndoshta për shkak të faktit që ne kemi qenë në opozitë dhe nuk ka qenë një opozitë e zakonshme por ka qenë një opozitë e dhunshme në jetën tonë politike. Mandej pas 6 tetorit ata e formuan qeverinë dhe ne ishim ne opozitë”, tha Hoxhaj.
Thotë se aktualisht nuk ka bashkëpunim, por nuk e përjashton mundësinë që dy parti konfrontuese mund të plotësojnë njëra tjetrën.
“Ndoshta për shkak të asaj që jemi dy parti të ndryshme. Deri më tash nuk ka bashkëpunim. A mund të ketë në të ardhmen bashkëpunim do të shihet.
Bashkëpunimi mes VV’së dhe PDK’së do të ishte një bashkëpunim jo i zakonshëm për shkak se jemi të ndryshëm, kemi pasur qasje konfrontuese”, tha Hoxhaj për rtv21.