1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nënkryetari i PDK’së del fuqishëm kundër idesë së Hashim Thaçit, çon në këmbë Serbinë /FOTO

Rekomandime

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti dje kishte dhënë një intervistë me shkrim për lajmi.net ku kishte deklaruar se ndarja e Kosovës nuk mund të ndodhë.

- Advertisement -

Ai pretendonte se nëse synohet ndarja e Kosovës atëherë Kosova do të duhej të merrte Luginën dhe pjesën e saj në Sanxhak.

“Ndarja nuk është në rend të ditës. Në të kundërtën nuk mund të ndodh ndarja pa e marrë Kosova Sanxhakun, pjesën e saj në Serbi dhe Sanxhakun, pjesën e saj në Mal të Zi.

Nuk mund të ndodh ndarja re Kosovës pa e marrë Kosova luginën e Preshevës. Nuk mund të ndodhë ndarja pa u shkëput Vojvodina prej Serbisë. Siç mund të shihet janë disa aspekte të vogla që e komplikojnë ndarjen e Kosovës”,deklaroi Rexhep Hoti.

- Advertisement -

Tutje nënkryetari i PDK-së i vlerësoi si propagandë dhe frikë deklaratat e ministrave serbë për Shqipërinë e Madhe.

E kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të ashpër nëpër Serbi.

- Advertisement -

Të gjitha mediat e Beogradit sot e kanë cituar këtë deklaratë, duke e vlerësuar si kërcënim të Kosovës.

Ndaj intervistës së nënkryetarit të PDK-së reagoi së fundi edhe Milovan Drecun, kryetar i komisionit për Kosovën në Serbi.

Drecun theksoi se fjalët e Rexhep Hotit dëshmojnë se synimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe.


“Pa marrë paraysh se sa duken joserioze, kjo tregon qëllimin e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, tha Drecun.

Ai i vlerësoi këto deklarata si aspirate për ta destabiliziuar Serbinë qendrore dhe pjesët e tjera të Ballkanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit