-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin

Rekomandime

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të shtunën ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në secilin proces zgjedhor ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet dhe për kryetar të komunave, të cilët bazuar në rastet e monitoruara nga IKD evidentohen si kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin.

- Advertisement -

Më 17 tetor 2021, në Republikën e Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithsej 36 komuna. Sa i përket këtyre zgjedhjeve, IKD ka analizuar emrat e të gjitha kandidatëve për kryetarë të këtyre komunave dhe ka verifikuar nëse të njëjtit kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive dhe dënimeve të formës së prerë (në tri (3) vitet e fundit dhe dënimet më të vjetra sesa tri (3) vite). Në këtë analizë, nuk janë përfshirë kandidatët të cilët kanë pasur aktakuza, por që më pas janë liruar nga akuza me vendime gjyqësore të formës së prerë.

Sa i përket kandidatëve të cilët në tri (3) vitet e fundit kanë marrë dënime të formës së prerë, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në “rastin Etem Arifi”, të njëjtit nuk mund të kandidojnë fare në zgjedhjet lokale. Sidoqoftë, IKD vlerëson se përpos kandidatëve të cilët kanë dënime të formës së prerë, në drejtim të promovimit të praktikave të mira qeverisëse, partitë politike duhet të sigurohen që të pastrojnë listat e tyre edhe nga kandidatët të cilët kanë aktakuza aktive.

Gjetjet e IKD-së tregojnë se edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas gjetjeve të IKD-së, nga partitë e mëdha, përjashtim në këtë rast bënë LDK-ja.

- Advertisement -

Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një (1) kandidat i cili në tri (3) vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një (1) kandidat me një dënim më të vjetër se tri (3) vite derisa tetë (8) kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive. Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politikë të cilat kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre (3) kandidatë, pasuar nga LVV me dy (2) kandidat dhe NISMA me një (1) kandidat. IKD nuk ka identifikuar ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin.

Po ashtu, IKD ka gjetur se nga 36 komunat e Kosovës, në tetë (8) prej tyre për kryetarë të komunave kanë kandiduar persona të cilët kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit