Stadiumin Kombëtar nuk do lëviz nga Drenica.
Në një intervistë Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit ka qenë i bindur se as presidentja, Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti nuk do të mund të ndërrojnë lokacionin e Stadiumit Olimpik, i cili është vendosur të ndërtohet në Korroticë.
Lladrovci ka thënë se janë bërë investime milionëshe deri tani dhe nuk duhet të ndërrohet lokacioni për teke të individëve të caktuar.
Mes tjerash ai ka folur edhe për projekte madhore që i ka bërë në Komunën e Drenasit, ku synon edhe një mandat tjetër.