1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nëse Kurtit nuk i lejohet të garojë në zgjedhje, a mund të jetë kryeministër pas zgjedhjeve si i nominuar nga VV? Flet juristi

Rekomandime

Më shumë se vet zgjedhjet, tani çështje e shumëpërfolur është mundësia apo jo e kandidimit të Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës.

LVV-ja ka dorëzuar të shtunën listën e deputetëve, të cilës i prinë Albin Kurti, mirëpo ende nuk është zyrtare se a do të jetë Kurti bartës i saj.

- Advertisement -

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar ku edhe e rrëzoi qeverinë Hoti, thotë se asnjë person i cili është i dënuar në tri vitet e fundit për ndonjë vepër penale, nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet në zgjedhje.

Kurti ka marrë një dënim në janarin e vitit 2018, teksa në shtator të po atij viti, dënimi i ishte konfirmuar nga institucionet e drejtësisë.

Njohësi i Kushtetutes, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” thotë se Kurti nuk mund të zgjedhet kryeministër as pas 14 shkurtit, kur VV-ja ta nominojë atë.

- Advertisement -

Ai thotë se asnjë person që ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit, nuk mund të mbajë post publik.

“Vetëvendosja ka të drejtë, por persona të dënuar tri vitet e fundit nuk mund të mbajnë post publik. Kjo çështje është e njohur për të gjithë”, tha Burjani.

- Advertisement -

Ai thotë se mund të ketë krizë e pakënaqësi, e gjithashtu edhe tentativë bllokimi të punës së KQZ-së.

Burjani tregon se Kurti mund të jetë kryeministër i vendit në shtator të këtij viti.

“Andaj mund të ketë krizë, pakënaqësi e tentativë bllokimi të punës së KQZ-së ose manifestime penguese të punës së KQZ-së. Kjo do të përbënte një ngërç dhe shtyrje të zgjedhjeve deri në shtator, pasi atëherë Kurtit i kalon dënimi, pasi bëhen tri vite”, u shpreh Burjani për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit