1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Nesër i jap 17 fshatra të Leposaviqit e Zubin Potokut për Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën”

Rekomandime

Ka qenë një prej njerëzve të parë që ka dhënë idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, në një intervistë për Reporterin, i pyetur se ‘nëse do të ishte kryeministër a do të nënshkruante shkëmbimin e territoreve’, ka thënë se do të jepte qysh nesër 17 fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanvcit.

- Advertisement -

Por ka thënë se në asnjë mënyrë pjesën tjetër të veriut.

“Asnjëherë. Unë kurrë nuk kam thanë që veriu nuk duhet me qenë Kosovë. 17 fshatra të komunës se Leposaviqit, Zubin Potokut për Preshevë, Bujanovcin, Medvegjen nesër i jap. 17 fshatra janë. 17 fshatra janë pru në Kosovë në vitet e pasluftës së dytë botërore dhe janë marrë komplet vargmalet e Karadakut dhe vendbanimet shqiptare të Preshevës dhe Bujanovcit, Medvegjes. Janë bartë ne rrethin e Vrajës. Në asnjë mënyrë me veriun. Veriu është edhe term edhe territor i madh. Veriu dhe lindja e Kosovës janë të pandryshueshme sepse ne jemi lindje ata janë veri, janë të pandryshueshme. Fshatrat në Leposaviq, Zubin Potok janë etnike serbe, nuk ka asnjë shqiptarë. Kanë qenë me një kohë në organizim territorial me Serbinë. Ai është korrigjim i kufirit demarkim, korrigjim teknik i kufirit, bile nuk quhet as ndryshim i kufirit në kuptimin e një pajtimi eventual”, ka deklaruar Haziri për Reporteri.net.

Ai tha se janë të pavërteta deklarimet se do të ketë lëvizje të kufijve deri në lumin Ibër. I quajti tendenca për ta frikësuar popullin.

- Advertisement -

“Por kjo që lexohet tek ne, frika e ndarjes së Kosovës në lumin Ibër, është ba politikisht. Partitë politike në Kosovë kanë fut frikën në palcë njerëzve që po ndahet Kosova mbi lumin Ibër. Serbia nuk e don vetëm veriun e Kosovës, Serbia e don krejt Kosovën, Serbia pretendon me e kthy krejt Kosovën me rezolutë 1244, se paku formalisht me e majtë dhe me vazhdu me e gënjye popullin e vetë që e ka një vegëz apo e ka thumin e Nastradinit në Kosovë dhe sa herë don vjen e vendos setrën dhe kthehet. Kjo punë ka vdekur”, ka deklaruar Haziri.

Ai mohoi se ka marrëveshje sekrete, siç ka pretenduar Kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

“Nuk ka skenar, nuk ka agjendë dhe nuk ka ende format të dialogut. Ne besojmë se Qeveria duhet me udhëheq por roli i presidentit është kushtetues, roli i Kuvendit është kushtetues. Agjenda sekrete nuk ka, agjenda te fshehta nuk ka”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit