1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Nesër lirohen masat, ky është numri i të infektuarëve me coronavirus në Kosovë

Rekomandime

Për afro katër muaj veni ynë është duke u ballafaquar me pandeminë. Sipas të dhënave zyrtare nga 8 shkurti deri më 6 qershor janë infektuar 1 mijë e 194 persona me koronavirus.

- Advertisement -

“Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë pothuajse katër muajve janë testuar mbi 16 mijë persona si të dyshimtë me koronavirus në Kosovë.

Edhe pse në javën e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus ka shënuar një ngritje të lehtë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar së që nga dita e nesërme pritet që të lirohen disa masa, ku përfshihet heqja e kufizimit të lëvizjes dhe qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen për 7 ditë.

- Advertisement -

“Që nga dita e hënë, 8 qershor 2020, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës nga cili do shtet, nuk do t’i nënshtrohen masës së vet-izolimit shtëpiak 7 ditor. Ndërsa, në vend të testimit të obliguar për Covid -19 për ata që hyjnë, do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vet QKMF-të brenda komunave”, ka thënë Zemaj.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6 milionë e 880 mijë e 373 raste të COVID-19 dhe 398 mijë e 754 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit