Dy viktimat kosovarë që pësuan nga tërmeti që goditi dje Shqipërinë do t’ju jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme.
Isa dhe Shemsi Abazi do të varrosen nesër në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.
Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.
Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.
Deri më tani janë të konfirmuar 28 persona të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe mijëra të pastrehë.