1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

Rekomandime

Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografik, Netflix.

Lajmin e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti. Ai ka thënë se këtë peticion e kishin nisur para rreth dy muajve.

- Advertisement -

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.

Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë.
Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar ai në Facebook.

Deri tash, Kosova në platformën më të madhe në botë të filmave dhe shfaqjeve televizive ‘Netflix’, konfiguronte si pjesë e Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit