1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

New York Times shkruan se Moska nuk e mbështet takimin e Uashingtonit, a po kërkon një zgjidhje tjetër

Rekomandime

Ministri i Jashtëm rus ka thënë të enjten se Moska duhet të aporovoj secilën zgjidhje të arritur në bisedimet paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi i dërguari i Presidentit amerikan, Donald Trump bëri thirrje për një samit ndërmjet dy vende armike të luftës, në Shtëpinë e Bardhë, gjatë javës së ardhshme.

Sergey Lavrov në vizitën e tij të parë jashtë Rusisë pas shpërthimit të koronavirusi, tha se Bashkimi Evropian ka mandat të negocioj në diskutimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke sugjeruar që Moska nuk e mbështet këtë takim të thirrur këtë muaj nga Washingtoni.

- Advertisement -

Rusia supozon se Bashkimi Evropian, i cili ka mandat në Asamblenë e Përgjithshme të U.N. si ndërmjetsues ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk duhet të heq dorë nga detyrat e tij, duhet t’i kryejë ato në mënyrë të paanshme dhe efikase dhe të kërkoj zgjidhje për atë që ishin dakorduar më parë“, ka thënë Lavrov.

Ai tha se cdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i SHBA, organ ky ku Rusia ka fuqi të vetos.

I dërguari i Trump, Richard Grenell ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të takohen në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, pasi të marrin konfirmimin nga Serbia që do të ndalonte fushatën ndaj vendeve që të tërheqin njohjet e Kosovës, e cila ka rënë dakord që të ndalonte përpjekjet për të fituar më shumë anëtarësime ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë ka hapur dyertë për zhvillime të reja ekonomike dhe investime”, tha Grenell në një deklaratë të dërguar në AP të enjten. “SHBA shpreson që liderët në Kosovë dhe Serbi do të shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperiteti. Njerëzit e kërij rajoni nuk meritojnë më pak se kjo”.

Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedime, Miroslav Lajcak tha te enjtën në Kosovë se Ëashingtoni nuk e ka kontaktuar Brukselin për nismën e fundit për samitin dhe roli i BE-së është i nevojshëm për cdo marrëveshje të ardhshme.

- Advertisement -

“Ne komunikojmë me partnerin tonë SHBA në inciativat tona dhe presim që ata të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Lajcak. “Një marrëveshje e mirë do të afronte Kosovën dhe Serbinë me Bashkimin Evropian dhe unë nuk besoj se do të arrihet atje një marrëveshje pa praninë e BE-së atje”.

“Shtete e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm dhe historia ka treguar se ne jemi më të suksesshëm kur punojmë së bashku”, ka thënë Lajcak.

Ai tha se dialogu nga Brukseli do të rifilloj së shpejti dhe data do të cakohet së shpejti pas vizitës së tij në Beograd gjatë javës së ardhshme./Bota sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit