Shqiptarë nga mbarë Trojet që jetojnë në SHBA dhe Kanada kanë marrë pjesë sot në paradën madhështore të organizuar në Albanian Roots në New York.
Programi i cili zgjati rreth tre orë përmbante shfaqje nga grupe të ndryshme artistike shqiptare. Ndërsa parada në “Sixth Avenue” zgjati një orë. Ishin rreth 16 shoqata shqiptare të cilat paraqitën programet e tyre ndërsa qindra shqiptar të veshur me kostume tradicionale dhe simbole shqiptare ju bashkuan paradës.
Parada shqiptare u rikthye pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë. Tema e këtij viti ishte Dibra.