1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nexhmedin Spahiu: Këta janë 4 ministrat e korruptuar të Albin Kurtit

Rekomandime

Analisti i njohur, Nexhmedin Spahiu po konsideron se kryeministri Albin Kurti nuk është i korruptuar, por disa prej ministrave të tij po.

- Advertisement -

Ai ka numëruar edhe ministritë që sipas tij, janë të korruptuara.

“Të korruptuara janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Tregtisë.” – ka thënë ai.

Vlen të theksohet se ministër i Infrastrukturës është Liburn Aliu, ministër i Shëndetësisë është Arben Vitia, ministër i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe minister e Tregtisë është Rozeta Hajdari.

- Advertisement -

“Po e përsëris, nuk ështe Albin Kurti i korruptuar si kryeministër, por një pjesë e ministrave të tij janë të korruptuar edhe kjo është një gjë e ditur tashmë. Vlerësimi i departamentit është i saktë. Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë, Kulturës ,Tregtisë dhe industrisë. Ka ndikuar korrupsioni. Domethënë vet fakti që ka ministra të korruptuar domethënë ka këtë titull në raportin e departamentit.” citohet të ketë thënë ai tutje.

Ndërkaq, Spahiu duket se ka folur edhe për ambasadorin Martin Berishaj.

- Advertisement -

“Nuk e di sa mundet me qenë një ambasador i korruptuar, ne nuk kemi asnjë fakt në punën e tij si ambasador. Akuzat që janë drejtë ti kanë të bëjnë me kohën kur ai nuk ka qenë ambasador.” ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit