2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nexhmedin Spahiu: Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia

Rekomandime

Gjatë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, kryeministri Kurti është vlerësuar për strategjinë e presionit ndaj kundërshtarit. Publicisti Nexhmedin Spahiu, e sheh këtë strategji afatshkurtër dhe suksesi i vërtetë do të matet vetëm me njohjen reciproke.

Për Spahiu, kryeministri Kurti duke bërë presion dhe shfrytëzuar epërsinë e tij morale dhe intelektuale mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia.

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti shfrytëzon epërsinë e tij morale dhe intelektualë, gjë të cilën nuk e kanë shfrytëzuar paraardhësit, por kjo është një strategji e mirë për fillim se mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia. Kapitalizimi i interesave të Kosovës është nëse e detyron Vuçiç të njohë Kosovën me një “çmim” sa më të lirë të mundshëm,” tha Spahiu.

Sipas analistit thelbi i dialogut qëndron te fakti që Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes dhe këtë e ka bërë të ditur president francez Macron dhe presidenti Biden me letrat e dërguara.

Thelbi i vërtet i dialogut qëndron të pyetja që presidenti francez Macron i bën kryeministrin Kurti, se çfarë do lëshojë për të marrë njohjen. Por edhe presidenti Biden në letrat e tij i kërkon presidentit të Serbisë të njohë Kosovën dhe presidentes të Kosovës i thotë të përgatitet për kompromise të vështira,” shprehet analisti i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania,

- Advertisement -

Analisti shprehet, se aleatët e Kosovës insistojnë që lëshimi i Kosovës për të marrë njohjen, duhet të bëhet në çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një çështje shumë e gjerë, por aleatët e Kosovës insistojnë që këtu të bëhet lëshimi jo me territorin dhe jo me para, pasi shtetet perëndimore s’janë të gatshëm ti japin ato,” theksoi Spahiu.

- Advertisement -

Ai thotë se diskutim për asociacionin duhet të hapet dhe kur të diskutohet për vëllimin e kompetencave, kryeministri Kurti dhe qeveria e tij nuk duhet të gabojë , por të jetë një pikë e fundit që të shënojë që asociacionin hyn në fuqi në momentin që Serbia njeh Kosovën.

Analisti Nexhmedin Spahiu gjatë intervistës e cilësoi Kosovën si një foshnjë të Amerikës dhe se ajo kërkon njohjen. Për të nëse kryeministri Kurti nuk arrin në njohjen e Kosovës nga Amerika do e heqin nga pushtetit.

Në kuptimin politik Kosova është foshnjë amerikane, të cilën përpiqet ta bëjë të ecë. E rëndësishme është që ata janë brenda dialogut. Nëse Kurti do dështojë në marrjen e njohjes nga ana e Serbisë do e heqin nga pushteti, sepse për kombet e vogla nuk mjafton që një lider politik të ketë vetëm mbështetjen e popullit,” theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit