Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti dhe presidentës Osmani në konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ai u shpreh se liderëve kosovarë nuk u takon të merren me Rusinë.
Sipas tij, është “shumë prepotente dhe naive ta bësh atë çfarë po bëjnë liderët kosovarë në këtë drejtim dhe qesharake kuptohet”.
“Mirë që kanë marrë pjesë. Po nuk u takon liderëve kosovarë me u marrë me Rusinë. Është shumë prepotente dhe naive ta bësh atë çfarë po bëjnë liderët kosovarë në këtë drejtim dhe qesharake kuptohet”, u shpreh Spahiu.
Ndryshe, Osmani e Kurti kanë pasur takime të shumta gjatë kësaj konference, e cila u zhvillua për disa ditë radhazi.
Kryeministri Kurti është lavdëruar për takimet e shumta që kishte në Munih.