1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga 32 vdekje, 8 janë nga një komunë e Dukagjinit, 4 nga komuna e dytë, 3 në moshë të re

Rekomandime

Komuna e Pejës është më e prekura nga vdekjet gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë komunë kanë vdekur 8 persona vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga covid 19. Në vendin e dytë renditet Gjilani me gjithsejtë 4 vdekje, Prizreni 3, ndërsa tjerat më pak. Prishtina, qyteti me numrin më të madh të banorëve në vend është më pak e afetuar nga vdekjet, duke shënuar një në 24 orët e fundit, shkruan Kosova ime.

Sa i përket strukturës gjinore, në bazë të të dhënave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë, covid 19 ka shkaktuar numër të njëjtë, pra nga 16 si meshkuj, si femra.

- Advertisement -

Ndërsa, sa i përket moshave, vdekje janë shkaktuar në të gjitha grumoshat, duke filluar nga grupmosha e parë 20-29 vjet, 2 janë grupmoshën 30-39, ndërsa më të goditurat janë grupmshat 50-59 vjet dhe 60-69 vjet, duke u shënuar nga 9 vdekje për secilën nga to.

Deri tash covid 19 ka shkaktuar vdekjen e 2557 kosovarëve, duke bërë që virusi që ka pushtuar botën tash e 18 muaj, kur u shpall pandemi globale, të prekë një numër të konsiderueshëm të popullatës kosovare. Fatkeqësisht, ritmet ditëve të fundit janë të frikshme dhe ky numër po rritet me shpejtësi të madhe.

Trendi i infektimeve është ulur paksa, por vazhdon të jetë në numër të madh./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit