Partia Socialdemokrate dështoi në zgjedhjet e para që mori pjesë. Ajo ishte bashkë në koalicion por asnjëri nga figurat e rëndësishme të PSD-së nuk arriti të marr vota që të bëhet deputet.
Ish-deputeti, Dardan Molliqaj ka shënuar rënie drastike në krahasim me vitin 2017-të, sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.
Molliqaj në vitin 2017-të kishte 49 mijë vota, kurse tash ka arritur të siguroi vetëm 3 mijë e 826 vota.
Gjatë zgjedhjeve të 2017-tës, Molliqaj ishte personi i tretë më i votuar në listën e LVV-së.