1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nga armët tek paratë, Stoltenberg lë NATO-n për Bankën Qendrore të Norvegjisë

Rekomandime

NATO duhet të gjejë një pasardhës të ri të sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili do të largohet nga posti i tij për të drejtuar Bankën Qendrore të Norvegjisë, njoftoi të premtën Ministria norvegjeze e Financave në Oslo.

“Jam mirënjohës për besimin dhe pres me padurim detyrën re”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mbajtur sot nga Ministria Norvegjeze e Financave.

- Advertisement -

Stoltenberg, i cili shërbeu si kryeministri i Norvegjisë nga 2005 deri në 2013, ka qenë sekretar i Përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014. Mandati i tij aktual do të përfundojë në shtator dhe nuk pritet të rinovohet, pasi pak krerë të NATO-s qëndrojnë në post për më shumë se pesë vjet.

Gjatë mandatit të tij, Stoltenberg u vlerësua për balancimin me mjeshtëri të interesave shumë të ndryshme të 30 vendeve anëtare të NATO-s. Atij i njihet merita për moderimin e një mosmarrëveshjeje për shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare evropiane, e cila u përshkallëzua gjatë presidencës së Donald Trump. Trump në një moment madje kërcënoi se do të tërhiqej nga aleanca, gjë që mund të kishte çuar në kolapsin de facto të aleancës transatlantike.

Megjithatë, Stoltenberg është kritikuar vazhdimisht për mënyrën sesi ai e ka trajtuar krizën në Ukrainë, veçanërisht në kryeqytetet e Evropës Perëndimore dhe Jugore, ku ai është akuzuar prapa dyerve të mbyllura për deklarata alarmante dhe për imagjinatën e vazhdueshme të skenarëve më të këqij. Sipas kritikëve të tij, qasja e Stoltenberg ka rrezikuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit