-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nga burra u kthyen në gra, transgjinoret nuk lejohen të ikin nga Ukraina

Rekomandime

Qindra gra transgjinore janë kthyer mbrapsht në kufirin ukrainas teksa po përpiqeshin të largoheshin nga vendi, për shkak se pasaportat e tyre ende mbanin emrin e tyre të lindjes dhe gjininë, thonë bamirësitë.

Ndryshimi i gjinisë dhe emrit të shënuar në pasaportën e tyre kërkon një proces të gjatë, që përfshin disa vlerësime psikiatrike, që do të thotë se shumë nga popullsia transgjinore e vendit nuk e kalojnë atë.

- Advertisement -

Por rregullat aktuale ndalojnë burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi, që do të thotë se kushdo, pasaporta e të cilit thotë “mashkull” ka të ngjarë të kthehet në kufi.

Një nga organizatat bamirëse kryesore transgjinore të Ukrainës vlerëson se ka qindra gra trans që tentojnë të ikin, por se 90 për qind e atyre me të cilat është në kontakt deri më tani kanë dështuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit