2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nga java e ardhshme do të bëhet e mundur zgjedhja e vaksinës, në konsultim me mjekun

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

- Advertisement -

Në njoftimin e MSh-së, thuhet se nga java e ardhshme qytetarët do të kenë mundësinë për të zgjedhur se cilën vaksinë do ta marrin.

” Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë në Kosovë ka filluar edhe procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 40-vjeçare.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

- Advertisement -

Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi.

Qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19.

https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

Kategoritë të cilat mund ta caktojnë termine për vaksinim janë si në vijim:

· Qytetarët e moshës mbi 40 vjeç.

· Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

· Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës; Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK); pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës; zjarrfikësit;

· Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

· Zyrtarët publikë;

· Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

· Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

· Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

· Zyrtarët doganorë;

· Gazetarët;

· Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Vëmendje:

Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit