1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nga koalicioni paralajmërojnë futjen e PDK-së në Qeveri

Rekomandime

Në koalicionin aktual kanë paralajmëruar hyrjen e PDK-së në Qeverinë Hoti pas zhvillimeve të fundit me arrestimet e Tribunalit Special.

Zëvendësministri i Brendshëm nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka folur për takimet e fundit që janë zhvilluar mes udhëheqësve të insitucioneve dhe partive politike në vend.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se është duke u punuar që të krijohet stabilitet politik në vend.

“Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik. Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktik në situatën ku jemi… Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse kjo nënkupton përfshirjen e PDK-së në Qeverinë që drejton Avdullah Hoti, ai është shprehur: “Padiskutim hyrjen e PDK-së. Natyrisht se e dinë edhe ata. Mendoj se është përgjegjësi e liderëve që të gjejnë një gjuhë për ta tejkalojnë këtë situatë”. Tha ai në Klan, duke shtuar se janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate.

- Advertisement -

“Kur do të gjendet zgjidhja nuk e di. Janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit