-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nga Moska vjen plani për rrëzimin e Vuçiqit! “Rusët ma nuk i besojnë asgjë”

Rekomandime

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi”, Mlagjan Gjorgjeviç në Moskë prezantoi “planin për zgjidhjen e krizës në Serbi”, i cili nënkupton dorëheqjen momentale të Vuçiqit “si më përgjegjësinë për gjendje katastrofale në vend dhe lidhjet e dukshme me kriminelët”, shkruan “Pravda”.

“Vendin e ushtruesit të detyrës së presidentit do e merrte sipas Kushtetutës Ivica Daçiq”, tha Gjorgjeviç në bisedën me “biseduesit nga institucionet shoqërore e politike që merren me Ballkanin”, kumtoi Lëvizja “Çlirimi”.

- Advertisement -

Gjorgjeviç që po qëndron në vizitë shumëditëshe në Rusi, theksoi se së pari duhet do duhej të organizohej qeveria kalimtare me detyrën që të krijojë kushte për zgjedhje të lira, lirimin e institucioneve, medieve, njerëzve nga frika por edhe zgjedhjen e prokurorit special sipas modelit të Maqedonisë.

“Vuçiq frikëson qytetarët sipas skenarit maqedon, sepse ai e di mirë çka do të thoshte – humbe e fuqisë për klikën e tij dhe hetimin e krimeve”.

“Ky plan a marr mbështetje të miqve tanë rus dhe ata janë të vetëdijshëm për ndikimin shkatërrues që Vuçiq dhe qeverisja e tij ka për shoqërinë serbe, por bëhet fjalë për planin që është në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Gjorgjeviç.

- Advertisement -

Gjorgjeviç tha se “partnerët rus kanë besim në Daçiq, di dike që do mund të drejtonte vendin në periudhën kalimtare dhe ai tashmë është njoftuar me këtë plan”.

“Me gjithë të metat si person, Daçiq do bashkëpunojë me përparimtarët dhe opozitën, por që ai ka besim edhe në lindje edhe në perëndim”, tha Gjorgjeviç.

- Advertisement -

Ai nënvizoi se është i vetëdijshëm se “Vuçiq nuk do të shkojë vetë nga aty”, ashtu që dorëheqje e tij duhet të “imponohet me presion të vazhdueshëm dhe njohjen e qytetarëve me aferat e regjimit”.

“Besojmë se opozita do të tubohet rreth këtij plani. Dialogu për kushtet e zgjedhjeve ka dështuar, nuk morën asgjë nga lëshimet. Me dalje në zgjedhje, vetëm sa vazhdohet agonia edhe për vete edhe për Serbinë”, tha ai.

Sipas tij lëvizja që ai drejton nuk lufton për kushte zgjedhore, por për ndërrimin e regjimit.

“Nuk do të ketë zgjedhje të lira përderisa Vuçiq është në pushtet, ai nuk do i lejoj ato. Qeveria kalimtare dhe kryesi i detyrës së presidentit do të mund të realizonin ato”, tha Gjorgjeviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit