1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga PDK reagojnë për aderimin e Mujës në VV, e quajnë “se*ser të akreditimeve”

Rekomandime

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë ardhur reagimet e para pas aderimit të analistit Armend Muja në Vetëvendosje.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti po tregon se nuk do të qëndrojë gjatë në pushtet.

- Advertisement -

Kjo për shkakun se siç thotë ai Kurti po tenton të luftojë korrupsionin me emra si Haki Abazi e Armend Muja, ndërkaq që këtë të fundit e ka quajtur “se*ser të akreditimeve”.

Postimi i plotë i Bytyqit:

Albin Kurti po na tregon se ai nuk do të qëndroj gjatë në pushtet.

- Advertisement -

Me Haki Abazin, kleptokratin e shoqerisë civile dhe Armend Mujën, se*serin e akreditimeve të universiteteve private, ai pretendon ta luftojë korrupsionin e hajninë.

Është e vërtetë se hajni nuk mund ta vjedhë hajnin, po ky parim nuk vlen për shtetin!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit