2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nga Serbia: Pas “non-paper”-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq

Rekomandime

Regjisori serb, Dragoslav Bokan deklaroi se pas “non-paper” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi qëndron zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, raporton Novosti.

- Advertisement -

Bokan, si mysafir në TV Pink, gjithashtu deklaroi se ai beson se Kocijançiq mund ta kishte shkruar vetë një “non-paper”-in që parashikon pikat mbi të cilat Kosova dhe Serbia do të mund ta nënshkruanin marrëveshjen përfundimtare.

“Karakteri i Maja Kocijançiq është shumë interesant, nuk ka asnjë informacion për të, nuk ka biografi të saj askund, ju e dini që ajo ka bashkëpunuar me Mogherinin, me Varheljin, por nuk keni asnjë informacion për datën e saj të lindjes, cilën shkollë e ka mbaruar… Kështu që ju keni disa forma të reja të politikës, në të cilat mbështetet ky ‘non-paper’”, tha Bokan.

Para disa ditësh, holandezja Angelina Eichhorst u pretendua se e ka shkruar të ashtuquajtur “non-paper” për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu raportonte gazeta serbe e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “Kurir“, e cila thoshte se këtë ia kishin konfirmuar disa burime në qarqet diplomatike.

- Advertisement -

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi po atë ditë se nuk mund ta konfirmojë se autorja e “non-paper“-it së fundit është drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për Evropën dhe Azinë, Angelina Eichhorst, sepse tha se është i bindur se ajo nuk e ka shkruar atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit