Njohësi i arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci është emëruar gjatë ditës së sotme si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Përmes një statusi në Facebook, Pupovci ka bërë të ditur se nga sot ka nisur një rrugëtim të ri, shkruan Indekonline.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se është i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ndihmë për adresimin e problemeve komplekse në këtë fushë.
Ai po ashtu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, në krye të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC), ku ishte për 21 vite, ndërsa Bordi ushtrues detyre e ka zgjedhur Petrit Tahirin.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: