2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nga Transparency International tregojnë arsyet pse Kosova shënoi progres në renditje për luftë kundër korrupsionit

Rekomandime

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.

- Advertisement -

Për arsyet pse Kosova ka shënuar progres në rënditje për luftë kundër korrupsionit, është deklaruar Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International.

Sipas saj, rol në këtë ka pasur dorëzimi paqësor i pushtetit në dy zgjedhjet e zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër.

Tjetër faktor thotë të jetë edhe fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë.

- Advertisement -

Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi. Tani ajo është ngjitur me tre pikë në indeks, pra, ka 38 pikë.

Mendojmë se ka luajtur rol pozitiv përmirësimi në fushën e demokracisë, pra, fakti që Kosova ka pasur një dorëzim paqësor të pushtetit në dy zgjedhje të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër.

- Advertisement -

Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize.

Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e pandemisë”, ka deklaruar Prokiç për DW.

Ndryshe, nga vendet e rajonit, përparim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka 39 pikë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.

Shqipëria ka 35 pikë – një më pak sesa një vit më parë.

Bosnje-Hercevogina ka po ashtu 35 pikë, por nuk ka ndërruar pozitë.

Serbia nuk ka ndërruar pozitë po ashtu me vitin e kaluar. Ka sërish 38 pikë.

Mali i Zi qëndron më së miri në rajon sa i përket luftës kundër korrupsionit me 46 pikë, një më shumë sesa vitin e kaluar.

Megjithatë, Indeksi për vitin 2021 flet për një bllokadë në luftën kundër korrupsionit në gjithë botën, pasi 86 për qind e shteteve kanë bërë pak apo aspak përparim në 10 vjetët e fundit.

Sipas Organizatës Transperency International, vendet që shkelin liritë civile shënojnë vazhdimisht rezultate më të ulëta në Indeks.

Me shkeljen e këtyre të drejtave, bie edhe niveli i demokracisë për t’ia lëshuar rrugën autoritarizmit, çka sipas raportit, kontribuon në nivele më të larta të korrupsionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit