11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Nga Vetëvendosje i reagojnë Escobarit, ia pubIikojnë një hartë tjetër për Asociacionin

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -

Escobar ka thënë se e pranon kryeministri Albin Kurti ose jo, Asociacioni do të themelohet, përcjell Bota sot

“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion [të komunave me shumicë serbe]. Prandaj, them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk mund të mos bëhet kjo”, ka thënë Escobar dy ditë më parë për Pavlovic Today.

E Elvis Hoxha nga LVV-ja, ka publikuar në Facebook një hartë të Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut.

- Advertisement -

“Kjo është sipas Lëvizjes së Unitetit harta e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut. Kjo hartë bëhet aktuale pas këmbënguljes së Escobarit”, ka shkruar Hoxha.

Harta e publikuar nga Hoxha

Zyrtari i lartë amerikan ka përsëritur se Asociacioni s’do të jetë një Republika Srpska dhe se do të jetë komplet në përputhje me ligjet e Kosovës. Komentet e tij erdhën pasi kryeministri Albin Kurti, paraqiti në Kuvend gjashtë pika, si kushte për themelimin e Asociacionit.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se Asociacioni i dalë nga marrëveshja Thaçi-Daçiq në vitin 2013, mund të bëhet, vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Përveç Kushtetutës dhe Ligjit janë edhe pesë kushte të tjera. Monoetnik nuk bën. Reciprocitet midis Kosovës dhe Serbisë sa U përket të drejtave të pakicave. Shuarje e strukturave dhe dorëzim i armëve ilegale. Zbatimi, vetëm pas njohjes reciproke dhe në përputhje me OKB-në ku Serbia duhet t’i ketë pranuar parimet dhe raportet ndërshtetërore me ne. Dhe e fundit, presidenti i Serbisë t’i tërheqë ato pesë letra që i ka dërguar në Spanjë, Sllovaki, Rumani, Greqi edhe në Qipro”, ka thënë Kurti./Botasot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit