Konvoji 60 kilometra rus që ishte nisur me synimin për ta marrë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, është duke lëvizur me ngadalësi të theksuar.
Departamenti i Mbrojtjes në SHBA ka deklaruar se ky konvoj ka arritur pak progres në 24 orët e fundit.
“Konvoji 60 kilometra i gjatë i trupave ruse që kishin mëyrë jugun e Kievit, është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe mbetet i ngecur”, ka thënë zëdhënësi John Kirby të mërkurën.
Ai ka thënë se SHBA beson që rusët po rimblidhen dhe po vlerësojnë situatën për ngecjen e theksuar në përparimin e tyre drejt kryeqytetit.
Po ashtu, ai ka theksuar se Uashingtoni nuk mund ta konfirmoj që qyteti jugor Kherson është pushtuar, siç kanë pretenduar rusët.