Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Podujevë një person derisa ishte duke qëndruar me dy persona tjerë meshkuj kosovarë, ju kishte ofruar një person i cili kishte shtënë me armë dhe kishte ikur.
Viktima e kishte përcjelle të dyshuarin ku pas kontaktit me të, i njëjti e kishte goditur viktimën me kondak në kokë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë të kalibrit 9 x 19.
Ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.