Gjatë ditës së sotme disa persona kanë tentuar të grabitin një bankomat në Veternik të Prishtinës, duke përdorur edhe mjete shpërthyese. Të njëjtit, kanë ikur nga policia.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti u lajmërua rreth orës 05:30.
“Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.”, tha Ahmeti, përcjell Gazeta Metro.
Tutje ajo ka shtuar për vjedhje është përdorur edhe mjeti shpërthyer, ndërsa policia po punon për t’i identifikuar dhe arrestuar personat që dyshohet se kanë tentuar të kryejnë këtë krim.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes. Derisa ekzaminimi po vashdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë ajo.
Vlen të theksohet se bankat në Veternik janë shpeshherë cak i hajdutëve, ku shumë herë janë tentuar të vidhen.
Gazeta Metro do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.