1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nikola Selakoviq: Asociacionin e duam ashtu siç e nënshkruam, Prishtina po bën lojëra

Rekomandime

Kryediplomati serb, Nikolla Selakoviq ka komentuar vizitën dhe mesazhet e dy top-diplomatëve perëndimorë në Prishtinë, veçanërisht ato rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën u shpreh kundër, siç tha ai, “synimit për të ndryshuar përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin”.

“Vizita e përbashkët e Eskobarit dhe Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd është e rëndësishme, por mbetet të shihet efektiviteti i saj”.

- Advertisement -

Selakoviq konsideron se ngërçi që ka pësuar dialogu është pasojë e “mungesës së vullnetit nga ana e Prishtinës për të implementuar marrëveshjet”.

“ Dialogu thelbësor ka barrën e mungesës së çfarëdo interesimi dhe vullneti të Prishtinës për të implementuar ato që janë arritur deri më tani, dhe për të përmbushur detyrimet, dhe kjo është implementimi i Asociacionit siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka deklaruar Selakoviq në TV Pink.

Sipas tij, “Beogradi ka përmbushur detyrimet”, por se “Prishtina, jo”.

- Advertisement -

Pyetur rreth modelit të përfolur së Belgjikës Lindore, Selakoviç konsideron se Asociacioni “përshkruhet shumë qartë se çfarë kompetencash përmban” në Marrëveshjen e Brukselit, dhe se “plani i implementimit tregon qartë se çfarë duhet të bëjë Beogradi dhe çfarë Prishtina”.

“Prishtina ka synuar të ndërrojë përmbajtjen e marrëveshjes së Brukselit me njëfarë loje, duke luajtur lojën e ekzaminimit të kushtetutshmërisë së marrëveshjes”.

- Advertisement -

Kryediplomati serb, mosimplentimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e sheh si rezultat të “kërkimit të arsyeve të mjaftueshme për të gjetur justifikime” nga ana e Kosovës.

“Vendet perëndimore duhet t’i bëjnë presionet Prishtinës, dhe atë në mënyrë efektive, sepse fillimisht kanë mbështetur politikën e Kurtit në maksimum”, tha Selakoviq.

Ndërsa edhe Kryetari i Komisionit të ashquajtur “për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Millovan Dreçun, konsideron se mesazhet e Gabriel Escobar, dhe Miroslav Lajçak për Asociacionin janë, “në fakt”, inkurajim ndaj Kosovës “për të mos e themeluar asociacionin fare”.

Ose “për të mos e themeluar fare Asociacionin”, ose “të bëhet diçka jofunksionale, prej çka asnjëra s’do të përfitonte gjë”, ka deklaruar Dreçun për gazetën “Politika”, përcjell albanianpost.

“Qartazi një gjë e tillë nuk do të rriste sigurinë e serbëve në Kosovë, as statusin ekonomik të tyre”, supozon ai.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit, ka lidhje të forta me Beogradin”, thotë ai, sepse “Beogradi mund të merr pjesë në financimin e saj”.

“Nuk ka kurrëfarë ndryshimi në Asociacion për të cilën është pajtuar më 2013. Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet saktësisht ashtu siç është nënshkruar. Është e domosdoshme të ndalojmë së takuari Prishtinën, e cila vetëm po sajon arsye për të mos e implementuar Asoacionin qe sa e sa vite”, përgjigjet Dreçun.

Sipas tij, nëse marrëveshja modifikohet, “nuk ka më kurrëfarë arsye të vazhdojmë të bisedojmë”.

“Ai komunitet nuk ka për qëllim të jetë Republika Srpska, nuk ekzistojnë paralele, por parashihet të jetë mekanizëm që do të lejonte serbët të qëndrojnë në Kosovë, të zhvillohen normalisht, të jetojnë të sigurtë, të kenë perspektivë ekonomike ose çfarëdo perspektive tjetër”, vazhdon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit