-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së (LIVE)

Rekomandime

Ka filluar gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

- Advertisement -

Kliko këtu për ta ndjekur LIVE gjykimin

Ish- krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

- Advertisement -

Në tekstin më poshtë mund të gjeni një kronologji të procesit paragjyqësor ndaj tyre, por edhe detaje të tjera nga aktakuza, që ishte konfirmuar në tetor të 2020, por ishte bërë publike një muaj më vonë

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime.

Po ashtu, aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit