4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nis shkembimi i zjarrit mes Rusisë dhe shtetit të mbushur armë bërthamore

Rekomandime

Gjeopolitika e viteve të fundit ka njohur konflikte të panumërta të Koresë së Veriut me vendet fqinje, nga “kushërinjtë” e Jugut e deri tek Japonia, por shumë më rrallë me Rusinë, një nga vendet e pakta që nuk sulmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë regjimin e Kim Jong Un.

- Advertisement -

Por javët e fundit, në zonën detare mes dy vendeve tensioni po rritet gjithmonë më shumë. Forcat ruse kanë ndalur tre anije koreano-veriore, si dhe 262 pjesëtarë të ekuipazheve, me akuzën e gjuajtjes ilegale. Për të vërtetuar këtë, sasi të mëdha që tejkalojnë 30 mijë kallamarësh janë sekuestruar në anijet koreane, ashtu si dhe pajisje ilegale të gjuetisë së peshkut.

Nuk është një rast i izoluar, madje javën e kaluar përballja midis forcave ruse dhe ekuipazheve koreano-veriore arriti deri në konflikt të armatosur, ku të paktën një koreano-verior ndërroi jetë dhe disa persona mbetën të lënduar.

Gjithsesi, sipas Moskës, episodi nuk do të krijojë krisje në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithmonë e më shumë Korea e Veriut ka ngritur nivelin e agresivitetit në det, duke peshkuar edhe në ujëra që i përkasin vendeve fqinje, për të balancuar sadopak krizën ushqimore që e ka kapitur vendin.

- Advertisement -

Vetë ekuipazhet arrinë edhe të përgjigjen me zjarr bllokimit të anijeve nga forcat ruse, nga frika e një bllokimi të anijeve që janë prone shtetërore, për të cilat përgjigjen me jetën e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit