0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nis vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në Shqipëri

Rekomandime

Qendrat shëndetësore në Shqipëri kanë nisur aplikimin e vaksinës anti-COVID tek fëmijët mbi 12 vjeç që kanë problem shëndetësore.

Njoftimi do të bëhet nga mjeku i familjes, ndërsa vaksina aplikohet pas miratimit nga prindi.

- Advertisement -

“Vaksinimi fëmijëve 12-15 vjeç do të ndodhë për ata fëmijë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si astma e pakontrolluar mirë, leukoza, kancer të fëmijëve, sëmundje kronike të veshkave, mëlçisë zemrës, po ashtu edhe për 16-17 vjeç të parët do të vaksinohen fëmijët me sëmundje bashkëshoqëruese dhe pastaj ata që janë të shëndetshëm, vaksina e cila është planifikuar për fëmijët është vaksina Pfizer”.

Paralelisht po kryhet edhe doza e tretë vaksinës për personat mbi 60 vjeç sipas skemës së përcaktuar nga mjeku i familjes.

“Të gjithë personat e shëndetshëm pas 6 muajsh ata që kanë dëmtime të imunitetit nuk pritet 6 muaj por riavksinohen me dozën e 3-të, pas 4 deri në 8 javë çdo gjë do të kryhet në bazë të koordinimit me mjekun e familjes”.

- Advertisement -

Por si do të kombinohen vaksinat në dozën e tretë?

“Nëse kanë bërë AstraZeneca nuk duhet të bëjnë vaksinën ruse si kombinim dhe ata që kanë bërë rusen nuk duhet të bëjnë Astra, ata që kanë bërë Pfizer mund të bëjnë çdo vaksinë tjetër dhe ata që kanë bërë kinezen”.

- Advertisement -

Do të jetë mjeku i familjes ai që do të bej njoftimin për çdo person, që duhet të bëjë dozën e tretë të vaksinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit