-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nisin bisedimet për koalicionin LDK-PDK, zyrtarët e dy partive takohen në jug të Shqipërisë

Rekomandime

Pritet që shumë shpejtë të ketë zhvillime të reja në sferën politike në vend.

- Advertisement -

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që zyrtarë të lartë të PDK dhe LDK-së kanë qëndruar së fundi në jug të Shqipërisë, ku edhe është diskutuar çështja e koalicionit dhe bashkëqeverisjes.

Sipas të njëjtave burime tashmë po zhvillohen konkretisht bisedimet në mes dy partive, që PDK të bëhet pjesë e qeverisjes Hoti.

Duhet përkujtuar që në koalicionin e tanishëm qeverisës janë LDK, AAK, Nisma teksa siç duket shpejtë do t’i bashkohet edhe partia e Kadri Veselit, nëse veç ka një dakordim të plotë.

- Advertisement -

Ndryshe vetë lideri i LDK-së, Isa Mustafa pak orë më parë nuk e mohoi një mundësi të tillë, duke thënë se shpejtë do të diskutojë këtë çështje me partnerët qeveritarë.

Ditëve të fundit pati edhe disa raportime lidhur me një ‘krizë’ të mundshme në mes partnerëve të koalicionit qeverisës LDK dhe AAK, lidhur me zhvillueshmërinë e dialogut, por që sipas zyrtarëve të AAK-së një qëndrim që ka të bëjë me dialogun nuk do ta prish koalicionin të cilin kanë lidhur për udhëheqjen e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit