Në rrjetet sociale janë shfaqur fotot e dronit që u rrëzua sot në Krime. Dyshohet se është pikërisht e njëjta seri e dronit që ra mbrëmë në Zagreb.
Siç raporton mediumi kroat, një burim rus pretendon se të dy dronët janë ukrainas.
“ E para prej tyre ra pranë qytetit të Krasnoperekopsk (Republika e Krimesë), e dyta – në Zagreb (Kroaci), duke fluturuar më shumë se 700 km”, tha një burim për agjencinë e lajmeve Tass.
Sipas tij, të dy pajisjet kryen “fluturime testuese” për në Krime, por njëri prej tyre devijoi dhe fluturoi drejt kryeqytetit kroat.