1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nisin telashet për Ishujt ku zbarkuan ushtarët e Kosovës

Rekomandime

Kosova vendosi vitin e kaluar të dërgojë trupa në Ishujt Falkland si pjesë e një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar. Kontigjenti i vogël i pjesëtarëve të FSK u kthye nga ishujt në shkurt të këtij viti. Ky vendim kishte nxitur reagimin e Argjentinës e cila këto ditë e njoftoi Londrën se dëshiron të rinegociojë për sovranitetin e ishujve.

- Advertisement -

Argjentina e ka njoftuar Mbretërinë e Bashkuar se do të tërhiqet nga Pakti Foradari -Duncan duke kërkuar negociata të reja rreth çështjes së sovranitetit për Ishujt Falkland, për të cilat dy vendet kishin luftuar në vitin 1982. Por, Londra menjëherë i është përgjigjur se këta ishuj i takojnë Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Jashtëm argjentinas Santiago Cafiero për këtë vendim të Buenos Aires e ka njoftuar homologun e tij britanik James Cleverly në Nju Delhi, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G-20. Qeveria argjentinase ka propozuar një takim me përfaqësuesit britanikë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kryediolomati Cleverly ia ka kthyer menjëherë: “Ishujt Falkland janë britanikë,” shkroi ai në Twitter.

- Advertisement -

“Banorët vendas kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre, por ata kanë vendosur të mbeten një territor britanik” shtoi ai.

Pakti Foradori-Duncan është një deklaratë e përbashkët e vitit 2016 që rregullon kërkimin e naftës dhe gazit, transportin dhe peshkimin rreth Ishujve Falkland. Qeveria aktuale argjentinase konsideron se qeveria e mëparshme shkoi shumë larg për të akomoduar Mbretërinë e Bashkuar

- Advertisement -

Lufta e Falklands e vitit 1982

Të dy vendet vitin e kaluar shënuan 40 vjetorin e konfliktit, i cili ua mori jetën e 900 njerëzve: 649 ushtarëve argjentinas, 255 ushtarë britanikë dhe tre gra që jetonin në ishull.

Lufta zgjati nga fillimi i prillit deri në mes të qershorit 1982. Në Britaninë e Madhe në pushtet ishte kryeministrja konservatore Margaret Thatcher dhe në fron mbretëresha Elizabeta II. Në Argjentinë në atë kohë sundonte një juntë ushtarake. Pasi forcat e armatosura argjentinase pësuan një disfatë, të dyja palët nënshkruan një armëpushim.

Ishujt Falkand u përmenden në Kosovë vitin e kaluar kur Kuvendi votoi për të dërguar atje ushtarë të FSK’së pas një marrëveshje mes dy vendeve. Një kontigjent prej 7 pjesëtarëve të FSK ka përfunduar misionin atje dhe është kthyer ne muajin shkurt të këtij viti. Ky ishte misioni i dytë i FSK jashtë vendit pas atij në Kuvajt.

Ndaj vendimit, kishte reaguar qeveria e Argjentinës e cila nuk e njeh Kosovën.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Argjentinës thuhej se nëse do të dërgohen ushtarët kosovarë, “ky veprim do të përbënte një demonstrim të ri dhe të pajustifikuar të forcës dhe një largim të qëllimshëm nga thirrjet e rezolutave të shumta ndërkombëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe forumeve të tjera ndërkombëtare që nxisin Argjentinën dhe Britanisë së Madhe të rifillojnë negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mbi sovranitetin e ishujve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit