Nisma Socialdemokrate duket se po i shfrytëzon veturat zyrtare për të udhëtuar e për të bërë fushatë elektorale.
Të paktën kështu pretendohet në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Aty shihet se si në qendër të Hanit të Elezit, është e parkuar një veturë me targa “3Z”. E njëjta është e parkuar në trotuar, duke kryer kështu edhe kundërvajtje në trafik.
Personat që i kanë publikuar këto fotografi kanë thënë se veturat janë shfrytëzuar në zyrtarët e Nismës Socialdemokrate.