Gjatë 24-orëve të fundit në Policinë e Kosovës, është raportuar edhe për dhunë në familje.
“Fushë-Kosovë 08.09.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pak ditë më parë pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, ajo e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton Policia e Kosovës.