Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar që të mblidhen deputetët e rinj të zgjedhur, një ditë para seancës konstituive.
Dje gjatë ditës edhe LDK ka mbledhur strukturat e veta, derisa u bë e ditur se janë duke pritur thirrjen e VV’së për të vendosur për marrëveshjen.
Deri më tani dy partitë kanë mbetur pa u marrë vesh për postin e presidentit.