Një pushuese nga Kosova është mbytur pasditen e sotme në Shëngjin.
Raportohet se 71-vjeçarja me iniciale Sh.L është nga Podujeva.
Dyshohet se ajo ka pësuar atak në zemër sapo është futur në ujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pak ditë më parë një 34- vjeçar nga Ferizaj u mbyt në zonën e Ranës së Hedhun.
Informacion paraprak:
Më datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes