-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Një fajkua u ndoq përmes satelitit duke migruar nga Afrika e Jugut në Finlandë – fluturoi më shumë se 10.000 kilometra në 42 ditë

Rekomandime

Për shkak të pandemisë, udhëtimi nga një vend në tjetrin është bërë i lodhshëm dhe shumë më i vështirë.

Por një fajkua, me gjasë, nuk duhej të shqetësohej shumë për këtë.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, një fajkua ishte pajisur kohët e fundit me një sistem gjurmimi satelitor dhe migroi nga Afrika e Jugut deri në Finlandë.

Gjëja zbavitëse e këtij fluturimi ishte se në 42 ditë, ky fajkua fluturoi mbi 10.000 km në vija pothuajse të drejta, me shpejtësi 230 km/ditë.

- Advertisement -

Ai mori kohë më të gjata fluturimi pranë Evropës dhe më të shkurtra me më shumë ndalesa mbi Afrikën.

Kjo tregon se si temperaturat e ndryshme të motit luajnë një rol të madh në përcaktimin e performancës maksimale të një kafshe të veçantë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit