-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Një fjalë goje i kushtoi me suspendim, polici Amir Hoxha largohet nga Kosova për në Amerikë

Rekomandime

Zyrtari policor, Amir Hoxha ka konfirmuar se është larguar nga Kosova.

Hoxha sot përmes një postimi Facebook ka cituar predikuesin amerikan Henry Weston Smith duke shkruar:

- Advertisement -

Nëna shqiponjë i mëson të vegjlit e saj të fluturojnë duke ua bërë folenë aq të pakëndshme saqë ata detyrohen ta lënë atë dhe t’i përkushtohen botës së panjohur të ajrit jashtë.

Dhe ky është një ligj i përcaktuar nga Zoti”, tha ai duke nënkuptuar që është larguar përfundimisht nga Kosova dhe po raportohet se është vendosur në Amerikë.

- Advertisement -

Amir Hoxha ishte suspenduar muaj më parë nga Policia e Kosovës për shkak të një postimi në të cilin kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve derisa i njëjti shprehi pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave dhe orët shtesë për policët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit