Një grua ka tentuar të arratiset nga Qendra e Studentëve dje rreth orës 09:00 të mëngjesit. E njëjta më vonë u pa se ka temperaturë dhe është dërguar në Klinikën Infektive.
Policia përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se jë femër tentoi të arratisej nga konvikti.
Pas kontrollit mjekësor, e njëjta rezultoi se ka temperaturë të lartë dhe është dërguar në Klinikën Infektive.
Njoftimi i plotë i policisë:
E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë.