1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Një i vdekur dhe një i lënduar, policia jep detaje për aksidentin në Deçan

Rekomandime

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në fshatin Baballoq të Deçanit, ku mbet i vdekur një person, ndërsa një tjetër i lënduar.

- Advertisement -

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, ndërkaq që kanë qenë të përfshira dy vetura.

Me këtë rast, ka ndërruar jetë një person, R.D 61 vjeçar, që sipas policisë është i dyshuar për aksidentin.

I lënduar ka mbetur edhe një 23 vjeçar, i cili është në tretman mjekësor.

- Advertisement -

“Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore.Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë”, thuhet në komunikatë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit