2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një pasaportë shqiptare në muzeun e ishullit ”Ellis” në New York

Rekomandime

Pasaporta e një shtetase shqiptare, e cila kishte zbarkuar në Ishullin ”Ellis” në New York në vitin 1928. Ky dokument ruhet akoma në muzeun e këtij ishulli, si një pjesë e historisë së emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

I pari shqiptar që shkoi në Amerikë, ishte nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me para. Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.

Lexo edhe:

Historia/ 25 mijë shqiptarët që emigruan në SHBA nga viti 1884 deri në 1945-n

- Advertisement -

I pari shqiptar që shkoi në Amerikë, ishte nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me para. Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.
Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.
Costandin Demo në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë. Emigrantët e parë”, ka cituar si më poshtë për një nga pionierët e parë: “Të 17 emigrantët e parë ishin tepër aktivë në lëvizjen kombëtare dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të Sotir Peçit dhe Fan Nolit. Më i dëgjuari ndër ta dhe më punëtori ishte Hari Kaçka. Në këto vite të para ,çdo mbledhje që bënin shqiptarët si me karakter politik, shoqëror nuk mund të quheshin zyrtare ose autentike pa prezencën e Hari Kaçkës. Kur fliste Hari Kaçka të jepte kurajo, të bënte të qeshnje dhe i kishte gati anekdotat e përshtatshme për ndonjë ngjarje. Ai s’kishte shok në të rrëfyerit e ngjarjeve.”
Po kush ishte At Kolë Kristofori?
Sipas Costandin Demos “Lindi në fshatin Katund të Korçës më 1860. U dorëzua prift më 1917 dhe vdiq në Boston më 26 Korrik 1940, në moshën 80 vjeçare. Ishte i ndershëm, i drejtë, i sinqertë, gati kurdoherë të ndihmonte, i paepur në principet e tij dhe patriot i fortë. Në fillim të shekullit XX, në shtëpinë e At Kolës në Katund u hap shkolla e parë private për vajza gratis. Motra e At Kolës, Sofia u jepte mësime pesë vajzave, një prej të cilave ishte motra ime Sana. Nga librat e shkollës që sillte motra ime në shtëpi, unë mësova të këndoj shqip dhe e mbaj mend edhe sot akoma një vjershë që mësova për mendsh në atë kohë e quajtur “Fyelli i Bariut”. Ju të rinjtë kur të shkoni nën vështrim të shkuarën, si dhe të mirat që gëzoni, duhet të kujtoni me mirënjohje edhe emrin e këtij njeriu të thjeshtë nga Katundi, i cili hapi udhën për në Amerikë. Ky vend i bekuar ku kemi plotësuar dëshirat tona dhe kemi realizuar ëndrrat tona, këtu ku jetët tona lulëzuan”.
Një tjetër emigrant, Thanas Viso Mborja, i lindur në Mborje të Korçës më 1876, në kujtimet e tija, ndër të tjera shkruan për fillimet e para të jetës në Amerikë: “Largimi ynë nga Rumania për në Amerikë, ndodhi në vitin 1901. Pasi arritëm në Amerikë, ne u drejtuam së pari në qytetin Filadelfia. Aty kishte pak shqiptarë dhe këta ishin të pa organizuar fare. Në të gjithë Amerikën, në vitin 1901 kishte rreth 200 shqiptarë, të cilët ishin mbledhur kryesisht në Xhemstoun, Boston dhe fshatrat e tij, si dhe në New-York e në Bufalo. Këta ishin pothuaj se të gjithë nga zona e Korçës. Pas Philadelfias shkuam në Bufalo, ku gjetëm shumë shqiptarë, të cilët nuk kishin më shumë se dy-tre vjet që kishin ardhur në Amerikë për të punuar. Midis tyre gjeta Kristo Poçin, të birin e Papa Kostës nga Korça. Ky ishte një burrë i mirë dhe i urtë. Ai ndihmonte shqiptarët, u gjente punë dhe kur merrte vesh se do të vinte ndonjë shqiptar në Bufalo, e mbyllte dyqanin dhe shkonte në stacionin e trenit për ta pritur. Edhe unë zura punë në Bufalo në një fabrikë, ku transportonja dërrasa nga një repart në tjetrin. Në atë fabrikë, punëtorët gjermanë, ishin më të kualifikuarit dhe kishin punëra të mira.
Në vitin 1906, në Bufalo erdhi Fan Noli, të cilin vajta e prita në stacionin e trenit dhe e mora në konakun tim. Në fillim, Fan Noli ishte ngushtë nga ana ekonomike dhe deri sa gjeti punë, e mbajta me shpenzimet e mia. Puna në fabrikë për të ishte e rëndë dhe atje punoi vetëm disa muaj, deri sa patrioti Sotir Peci, filloi të botojë në Boston, gazetën “Kombi”. Në Bufalo filluan të vijnë shumë shqiptarë nga kolonitë e Rumanisë, Misirit, Bullgarisë, e në mënyrë të veçantë në Xhejmstoun.”
Nga Viron Prodani

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit