Para pak momentesh në fshatin Bogë një vilë është përfshirë nga zjarri duke e djegur një pjesë të madhe të vilës edhe një lokali afër.
Deri me tani nuk ka asnjë informatë zyrtare nëse pas përfshirjes nga zjarri të viles, të jetë ndonjë person i lënduar, apo shkaktarët që shkaktuan zjarrin.
Lokali i njohur “Wolfpack” në Bogë të Rugovës është kapluar nga flakët.
Fshati Bogë njihet si një ndër fshatrat më të bukur të Kosovës, ku është jashtëzakonisht i frekuentuar nga turistët, sidomos gjatë stinës së dimrit, ku bora qëndron më gjatë për shkak se është bjeshkë.