0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njëjtë si Osmani, as Kurti nuk e përmend UÇK-në në përkujtimin për betejën e Koshares

Rekomandime

As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në postimin e tij përkujtimor për betejën e Kosharës, njëjtë sikur ka bërë sot gjatë ditës, presidentja Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka përkujtuar betejën e Kosharës duke thënë se burra e gra të guximshëm dhanë gjithçka që të mund të jetonim të lirë.

Më tutje ai shkruan se duhet të mos harrojmë nga kemi ardhur në mënyrë që të njohim rrugën përpara, por ai nuk e ka përmendur fare UÇK-në.

“Para se të kishim 9 Prillin si Dita e Kushtetutës, kishim 9 Prillin si Dita e Koshares. Në Betejën e Koshares, burra dhe gra të guximshëm dhanë gjithçka të mund të jetonim të lirë. Mos të harrojmë kurrë nga kemi ardhur, sepse atëherë ne gjithmonë do ta njohim rrugën e duhur përpara”, shkruan Kurti.

- Advertisement -


Osmanit gjatë ditës së sotme i kanë reaguar njerëz nga skena politike dhe nga opinioni publik duke e kritikuar ashpër se e ka injoruar qëllimisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit