2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njëra fshihet, për tjetrën s’ka lajme, kryebashkiakja dhe guvernatorja që dolën kundër talebanëve

Rekomandime

“Unë jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë”. Zarifa Ghafari, 27 vjeçe, kryebashkiakja më e re e Afganistanit, në provincën Maidan Wardak, e cila ka qenë gjithmonë në ballë të të drejtave të grave, ka folur për gazetën amerikane “New York Times”.

E emëruar në verën e vitit 2018 nga presidenti i atëhershëm, Ashraf Ghani, Ghafari është një nga gratë e pakta që ka mbajtur ndonjëherë një post qeveritar në qytetin konservator të Maidan Shar.

- Advertisement -

“Unë jam e shkatërruar. Unë nuk e di ku të mbështetem. Por unë nuk do të ndalem tani, edhe nëse ata do të vijnë të më kërkojnë përsëri. Unë nuk kam më frikë të vdes”.

Babai i saj, gjenerali Abdul Wasi Ghafari, u vra më 15 nëntor të vitit të kaluar, vetëm 20 ditë pas dështimit të atentatit të tretë ndaj tij. Në ditën e saj të parë si kryebashkiake, ajo u sulmua nga një grup burrash që e detyruan atë të largohej.

Duke u kthyer në detyrë, pavarësisht kërcënimeve gjatë mandatit të saj, ajo prezantoi një fushatë kundër hedhjes së mbeturinave në qytet dhe u bë model për gratë e tjera.

- Advertisement -

Pastaj, me kthimin e paralajmëruar të talebanëve, Ghafarit iu dha një post në Ministrinë e Mbrojtjes në Kabul, me përgjegjësinë për mirëqenien e ushtarëve dhe civilëve të plagosur në sulmet terroriste.

Tre javë më parë ajo thoshte: “Të rinjtë janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Ata kanë media sociale, komunikojnë. Unë mendoj se ata do të vazhdojnë të luftojnë për përparim dhe për të drejtat tona. Unë mendoj se ka një të ardhme për këtë vend”.

- Advertisement -

Tani, teksa talebanët kthehen në pushtet dhe premtojnë se do të respektojnë të drejtat e grave, Ghafari, si shumë gra të tjera, është skeptike dhe qëndron e fshehur nga frika për jetën e saj.

Ndërkohë, nuk ka asnjë lajm prej ditësh – ka disa zëra se ajo u kap – për Salima Mazari, 41 vjeçe. E lindur në Iran, pasi familja e saj iku nga pushtimi sovjetik në Afganistan, ajo është nga grupi etnik Hazara, një grup jo i pëlqyeshëm, si nga talebanët, ashtu edhe nga ISIS.

Pas diplomimit në Teheran, ajo punoi në universitetin e qytetit dhe për Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin. Pastaj, vendos për t’u kthyer në Afganistan.

“Gjëja më e dhimbshme për të qenë refugjat, është mungesa e atdheut”, tha ajo për “The Guardian” javët e fundit. “Askund nuk ka si vendi yt”.

Salima Mazari ishte një nga tre guvernatoret e rretheve dhe ishte përgjegjëse për rrethin e Charkint në provincën veriore të Balkh. Ajo duhej të kujdesej dhe menaxhonte punët dhe jetën e 30 mijë personave.

Ajo që e dallonte atë nga gratë e tjera afgane, ishte stili i saj i udhëheqjes. “Ndonjëherë jam në zyrë në Charkint, herë të tjera më duhet të marr një armë dhe t’i bashkohem luftës”, – thoshte. Puna e saj përfshinte jo vetëm menaxhimin e burokracisë së përditshme, por edhe organizimin e operacioneve ushtarake.

Dhe që nga korriku, takohej çdo ditë me komandantët e forcave të saj të sigurisë. Kështu, ajo kishte arritur t’i mbante talebanët larg Charkint.

Vitin e kaluar, Mazari kishte negociuar me sukses dorëzimin e mbi njëqind luftëtarëve në rajonin e saj.

Reputacioni i saj si një grua e fortë, e cila kundërshtoi brutalitetin e talebanëve, vuri (dhe ende e vë) jetën e saj në rrezik.

“Nuk do të ketë vend për gratë”, – i tha ajo agjencisë së lajmeve “Associated Press”, kur talebanët hynë në Kabul.

Pastaj heshtje. Një peticion ka filluar në “Change.org” për të kërkuar lirimin e saj. “Unë nuk kam frikë, – thoshte. – Unë besoj në sundimin e ligjit në Afganistan”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit