Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Reagim të Shpejtë, çdo mëngjes mban stërvitjet e rregullta të notit në Pishinës e Gërmisë.
Sot, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar një fotografi së bashku me NjRSH-në.
“Kënaqësi të shoh nga afër se si njësiti për reagim të shpejtë i Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës, vazhdoi edhe sot stërvitjet e tyre të rregullta të notit”.