-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njësia Speciale niset tek rasti i konfkiltit në Podujevë

Rekomandime

Forca të Njësisë Speciale janë nisur për në vendin ku mbeti i vrarë një person dhe një i plagosur, në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi është deklaruar për rastin.

- Advertisement -

Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore.

Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur.

Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndryshe, media mëson se dy grupet para disa ditësh ishin përleshur fizikisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit